SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur nga puna duke intensifikuar bashkëpunimin në funksion të hetimit të krimevbe zgjedhore.
Strategjia e tre institucioneve po funksionon përmes një Task Force të posaçme e cila është ngritur prej muajit janar 2025.
Sot, kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.
Mësohet se të pranishëm gjatë raportimit të Dumanit, Celibashit dhe Çelës kanë qenë edhe përfaqësues nga ambasada e SHBA, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës të cilët i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.
Disa javë më parë krerët e institucioneve treguan detaje lidhur me rastet e krimeve zgjedhore para ambasadës britanike në Tiranë.