Një javë më parë, më 19 qershor “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” publikoi Indeksin Global të Paqes 2025. Në këtë indeks përfshihen të gjitha shtetet e botës, përfshirë këtu dhe Kosova.
Në raport u përdorën 23 tregues sasiorë po ashtu dhe cilësorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor e ndërkombëtar, si dhe shkallën e militarizimit.
Kosova sipas këtij raporti shënoi përkeqësim prej tri vendesh duke u renditur në pozitën e 63-të, transmeton Klankosova.
Vendi radhitet në mes të tabelës para Serbisë, Zambisë, Moldavisë, Uzbekistanit, Qipros, Senegalit, Liberisë, Jordanisë, Tanzanisë, Malauit, Francës, Paraguait, Nepalit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Republikës Dominikane, Tunizisë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivisë.