Profesor Petrela keni aplikuar kirurgjinë zgjuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2015 te një pacient te rritur, realizimi u pasqyrua ne faqe te pare te “New York Times”.
Deri tani kemi afër 68 pacientë të rritur me këtë teknikë, por ndërhyrja te Alvensi 14-vjeçar, një dekadë më pas, ku qëndron e veçanta profesor?
“Kirurgjia zgjuar ka lindur si kirurgji për të mbrojtur trurin gjatë operacioneve në zona delikate të tij. Ne heqim sëmundjen në maksimum, duke ruajtur zonat funksionale në maksimum siç janë zona e këmbës, e dorës, e të folurit…”
“Deri tani ne nuk kemi patur raporte te shkrura për aplikimin e kirurgjisë zgjuar te fëmijët. Raporti i parë dhe i vetëm, që është multicentrik nga dy qendra në Pensilvani dhe Florida, ka qenë në 2023.
Është me 130 pacientë në të gjithë botën. Ka qendra që janë paraqitur vetëm me një pacient, ka që janë paraqitur me 10, por ky na hap dritën jeshile.
Ky raport, është raport ku thuhet që nëse ke ekipin e duhur me neuropsikologët me elektrofiziologjistët që për fat të mirë këtu në këtë spital janë Zana Gjeçi dhe Florian Dashi të cilët arritën të certifikojnë që Alvensi është pacienti I mundshëm për kirurgjinë zgjuar”.
PD: Gjykatat e pushtetit lirojnë eksponentët e PS, Irena me 3 mbiemra nxorri nga arresti lejtnantët e korrupsionit në Tropojë
Dhe Alvensi që erdhi në moshën 14-vjeçare ishte pacienti i parë që u paraqit me një sëmundje të anës së majtë të trurit ku komandohet dora, këmba dhe kryesisht qendra e të folurit dhe të komunikimit. Pra, u bë imperative që për ta ndihmuar atë sa më tepër, një kirurgji zgjuar do t’i jepte shanset më të mëdha sesa një kirurgji që do të bëhej me narkozë.”
Pavarsisht nga rezonanca qe tregon strukturen e semundjes, ne kete rast si arrihet te realizohet funksioni i trurit ne ate pjese?
“Figura të ndryshme që ai detyrohet t’i nominojë, pra t’ju vërë emrin, sipas asaj që quhet Boston Scale, dhe në bazë të asaj ne kuptojmë zonat ku duhet të preknim dhe ku duhet të respektonim. Dhe na krijoi edhe një farë ankthi se ishte fëmijë, fëmijët nuk qëndrojnë dot në një karrige kur janë në shtëpi, imagjinoni që të rrijë 5 orë në operacion dhe të bashkëpunojë me ne, duke na dhënë të gjithë informacionet që na duheshin ne vizuale që ai te mos humbte të folurit.
Para se të bëhej operacioni më thanë duhet të të pyesim ca herë që të shohim edhe sa i zgjuar je, që të shohim nëse je në rregull apo jo, dmth, une dolashme mire.
Më thoshte për lapsin, për dinosaur, për autobusin e shkollës, m’i thoshte edhe para operacionit edhe kur po bëhesha operacion.
U përgjigja saktë tek më të shumtat e fjalëve, kur po bëhesha operacion u ngatërrova vetëm 3 herë, u ngatërrova pak te kamioni, gjarpri edhe gjirafen
U arrit të realizohej me sukses një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht komplekse, që kërkon jo vetëm pjesëmarrjen aktive të pacientit, por edhe një ekip mjekësor me ekspertizë të veçantë dhe kualifikim të lartë ndërkombëtar.
“Kjo është rezonanca preoperatore. Shihet një shtrirje e një mase në pjesën e lobit temporal dhe pas operacionit evidentohet që kjo masë nuk është më.”
“Pas ndërhyrjes Ndihem ok. Nuk kam dhe dhimbje më.”
Me këtë ndërhyrje unike në rajon, qe sipas raportit te fundit botuar ne 2023, te numrit te rasteve trajtuar deri tani, ne Journal of Neurosurgery, revista amerikane me impaktin me te larte ne specialitet, Spitali Amerikan radhitet me standartet e qendrave më të avancuara ndërkombëtare në neurokirurgjinë pediatrike.