“Së pari, dua të kujtoj se këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës. Dhe si pjesë e kësaj skuadre, ndryshe nga herët e tjera, kam pasur një seri të gjatë takimesh nëpër Tiranë dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që përndryshe nuk i kisha parë prej kohësh.

Pasi nuk më kishte çuar puna që më çon në të gjithë territoret e Shqipërisë por jo në të gjithë territoret e Tiranës dhe kam vënë re dy gjëra që më bënë përshtypje, nga njëra anë transformimi pozitiv në territore deri shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative në aspektin e një zgjerimi të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike, gjë që e kam dëgjuar edhe nga qytetarët e Tiranës. Pak ditë pasi kemi  diskutuar për domosdoshmërinë të kthehemi të territore dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti. “, u shpreh Rama.

 
 
Ramës e ka ndjerë ‘mungesën’ e Bashës: More Lul, ku je o artist!U bë shumë kohë që s’të shoh, s’po më ndjek më, mbete te 7×7!
1753080144_edirama.jpg

 

Rama bëri batutë edhe me ish-kryetarin e PD-së, aktualisht kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke i bërë thirrje që të dilte se kishte humbur dhe nuk po e ndiqte më.

Ai “shigjetoi” edhe Lulzim Bashën, i cili që pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka dalë më në publik, duke ia vënë në dukje këtë fakt dhe e ironizoi me matematikën.

“Për një rast tjetër specifik, çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje. Kur të vij Luli në pushtet le ta bëjë, ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim. Sa të jem unë kjo nuk do të ndodhë.

More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’me ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”, u shpreh Rama.

 
‘Tiranës i mungon drejtimi prej kohësh’, Rama: Kjo është histori tjetër….
1753080144_edirama.jpg

 

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’Sy’ tha se Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër. Rama u ndal më pas tek aksioni për lirimin e hapësirave publike duke thënë se kanë zbritur në terren deputetët sipas zonave, për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të evidentuar problematikat.

“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1  e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë.  Patjetër që ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, pro jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.

 
Rama: Duhet të krijojmë një ‘vijë të padukshme’, 70% e hapësirave të jenë për qytetarët! Shpresoj që të jenë marrë taksat për çdo metër katror të zaptuar
1753079741_edirama.jpg

 

Kryeministri Edi Rama thotë duhet krijuar një vijë e padukshme që 70%  e hapësirave të jenë për qytetarët dhe 30% për bizneset.

“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70%, parimisht, se mund të jetë 65, 80%, 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget e shërbimin jashtë. Si të gjitha vendet mesdhetare është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër, ajo që është e shëmtuar është që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës. Sa i përket teorisë të turistëve është teori kot, që nuk ka vlerë.

Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat. Jemi në kushtet e një mobilizimi për t’u dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytëetarëve të panumërt në qytete të  mëdha, të vënë re gjatë fushatës, për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, cadrave, barrikadave. Nga ana tjetër, u morën taksat. Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes, që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë.”, u shpreh Rama.

 

Rama në ‘Sy m’sy’ shpjegon pse u rikthye me rubrikën: Shkela shumë territore të Tiranës, ndryshim i rëndësishëm, por edhe shqetësime për hapësirat

 

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot pikën e parë të diskutimit, arsyen pse iu rikthye rubrikës së tij “Sy m’sy”, për të cilën kishte marrë pauzë që prej zgjedhjeve.

Madje ironisë së një ndjekësi se kishte frikë të bënte daljet përballë gjatë fushatës, Rama shpjegoi se ishtee kundërta, sepse i duhej të shkelte territorin vetë në zona të ndryshme në vend, por kryesisht në Tiranë, ku drejtoi edhe vetë fushatën për PS-në.

Ai tha se pa shumë zona që s’i kishte shkelur prej kohësh, ku u vu re ndryshimi i rëndësishëm, por edhe problematika e hapësirave publike, ku pas shqetësimit të qytetarëve, ishte edhe shkak i aksionit që ka ndërmarrë.

Fjala e Ramës për hapësirat dhe Tiranën:

“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatëe takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohësh.

Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspasioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetartë eTiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.

Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qeë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.

Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet”.