Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 48 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në rajonin qendror peruan të Junin, sipas medias lokale La Republica.
Aksidenti ndodhi kur një autobus me dy kate i kompanisë Expreso Molina Lider Internacional ra në një humnerë në një autostradë qendrore pranë distriktit Talca në provincën Tarma.
Anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të Tarmës, Policisë Kombëtare dhe personelit shëndetësor mbërritën për të shpëtuar të plagosurit, disa prej të cilëve mbetën të bllokuar midis hekurit të përdredhur, sipas televizionit shtetëror të Perusë.
Të prekurit u transferuan në Spitalin Felix Mayorca në Tarma. Oficerët e policisë izoluan vendin e aksidentit për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun, megjithëse supozohet se automjeti është drejtuar me shpejtësi të tepërt.