14
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.
Po ashtu në njoftim thuhet se bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com