Gjykata ka ndryshuar masat vetëm për 2 të arrestuar. Besnik Lumaj, për të cilin gjykata kishte caktuar arrest shtëpie, u lirua me detyrim paraqitje. Ndërsa për Arnold Shakun masa u lehtësua në arrest shtëpi, për shkak të një problem shëndetësor.
Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim Bashkim Sula, Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Gridi Elezi, Rrezart Domi, Osman Luca, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Roland Islamaj, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Fatmir Stankovam, Xhelil Alla, Maksim Domi, Artur Mici, Behar Rexha, Arben Rushiti, Deila Qama, Besnik Lumaj, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Altin Neli, Artid Shtylla dhe Dritan Cena.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin Nr. 57, dat 09.06.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “‘Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim:
– Bashkim Sula, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim
në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Njazi Ademaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizve” e
kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/1 – 28/4;n 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Ylli Brahimaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryera e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 189/1 – 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Gridi Elezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryera e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 189/1 – 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Rrezart Domi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Osman Luca, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Artur Mici, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Maksim Domi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Jugert Gashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Emiljan Marashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Roland Islamaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Behar Rexha, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Ylli Çaushaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Bardhyl Imeri, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizve” e
kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminaleapo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/1 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Bajram Xhaja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizve” e
kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/1 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Fatmir Stankova, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 186/1 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Arben Rushiti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 186/1 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Xhelil Alla, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.
2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të personit nën hetim Deila Qama me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3. Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim Deila Qama nga ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “Arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
4. Urdhërohet personi nën hetim Deila Qama që të mos largohet nga banesa e saj që ndodhet në qytetin e Durrësit.
5. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të personit nën hetim Arnold Shahu me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
6. Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim Arnold Shahu nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
7. Urdhërohet personi nën hetim Arnold Shahu që të mos largohet nga banesa e tij të ndodhet në qytetin e Tiranës.
8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim si më poshtë:
– Dritan Cena, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i odit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Dritan Cena që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Rr. ******, Nd. ***, H.**, *****, *****, ****.
– Redi Salaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Redi Salaj që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Rr. *******, Nd.*, H.*, Ap.**, ****, ****.
– Behar Nuhiallari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Behar Nuhiallari që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në *****, Nd. **, H.*, ****, *****.
– Altin Neli, i biri i H. dhe i S., i datëlindjes 01.05.1974, lindur në Macukull, Mat dhe banues në *****, Nd.****, ****, *****, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “i martuar”, me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore “i padënuar më parë”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Altin Neli që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në ******, Nd. ****, *****, *****.
– Artid Shtylla, i biri i B. dhe i D, i datëlindjes 05.03.1976, lindur në Tiranë dhe banues në Rr.******, Nd.****, H*, Njësia Administrative nr.*, *****, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “beqar”, me gjendje gjyqësore “i padënuar më parë”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Artid Shtylla që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Rr. ******, Nd.***, H*, Njësia Administrative nr.*, *****.
9. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të personit nën hetim Besnik Lumaj me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal, me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
10. Personi nën hetim Besnik Lumaj detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policise Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12:00.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
12. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim av. Kristina Marku dhe av. Pranvera Doçi të shpërblehen nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 09.06.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”