15
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Lider i PDK-së Memli Krasniqi pas ndërprerjes së seancës, në të cilën nuk u arrit të zgjedhet nënkryetari nga komuniteti serb, tha se po e befason vullneti dhe entuziazmi i VV-së dhe Albin Kurtit, për zgjedhjen e Nanad Rashiqit nënkryetar.
Ai ka thënë se abstenojnë nga ky proces i votimit, i cili sipas tij është jo kushtetues.
Ndërsa ka thënë se ky është një skenar i turpshëm dhe jokushtetues i VV-së.
“Po më befason se si VV dhe Kurti me kaq entuziazëm e dinamizëm, e vullnet po angazhohen për ta bërë nënkryetar Nenad Rashiqin, nje perfaqësues të konunimtetit serb. Shumë më pak janë angazhuar për Dimal Bashën. Ne po abstenojmë, sepse mënyra e votimit është jo kushtetuese . Është skenar i tupshëm dhe jokushtetues”, tha Krasniqi.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com