Shqipëria synon të ndërtojë një strategji kombëtare për Inteligjencën Artificiale dhe këtë kërkon ta bëjë me kontributin direkt të komunitetit të inovacionit dhe start up-eve. Në përfundim të takimit me përfaqësues të këtij sektori, Rama i ftoi të hartojnë një draft-programin “AI Albania 2030”, i cili do të bëhet pjesë e programit të qeverisë dhe më pas do të dërgohet për miratim në Kuvend.
“Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e “AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar, diskutuar dhe miratuar dhe pastaj ne për ta marrë e për ta çuar në Parlament si pjesë të programit të qeverisë”, tha Rama.
Ndërsa në shtator pritet të zbulojë qeverinë e re ‘Rama 4’, kryeministri duket se na zbuloi se do të kemi edhe një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale.
“Ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse arrini të krijoni një model të inteligjencës artificiale që të zgjedhë ministrin, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do të ketë qeverinë e parë me ministra dhe me Kryeministër me inteligjencë artificiale”, theksoi Rama.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare.
“Sot ka pasur shumë brumë në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe pastaj të ndjekim një hartë veprimesh, do arrijmë të bëjmë më të mirën. Ka qenë kënaqësi edhe për të njohur nga afër disa inovatorë, edhe më prezantuan edhe një dokument të vjetër që ishte shumë tërheqës për qendrën e mendimit novator. Bankat që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit dhe për më tepër e pajustifikuar po të kemi parasysh që gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar, gjithë instrumentet janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur me të njëjtin ritëm jo vetëm dëmton sektorin, por në tërësi interesat e shoqërisë duke penguar lehtësimin e mëtejshëm të të gjitha ndërveprimeve që lidhen me transaksionet financiare”, tha Rama.
Kryeministri zbuloi edhe dakordësinë që kanë arritur me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, duke thënë se me këtë sektor qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje kuadër.
“Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, ministri për Kulturën dhe Inovacionin dhe ministrja e Arsimit do angazhohen me ju për të hartuar marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj, pasi besoj që duhet të hapim një kapitull të ri, në sensin që ju duhet të keni akses në të gjithë strukturat e qeverisë për të pasur të mundur të keni bazën e nevojshme të të gjitha të dhënave për të ndërtuar proceset që do na sjellin modele të AI që do të na shërbejnë ne për ti shërbyer publikut dhe do tu shërbejmë dhe juve në punën tuaj dhe pastaj do ta në shërbejnë bashkërisht për të promovuar produktet tona”, tha Rama.
Rama theksoi se do të punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale, ndërsa me përfaqësues të këtij sektori kanë gjetur dakordësinë për krijimin e një Forumi që do të mblidhet 1 herë në 4 muaj.
Kryeministri Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash (VIDEO)
Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale.
Në takimin me përfaqësuesit e teknologjisë që u zhvillua në Berat, Edi Rama tha se duhet ende sensibilizim për këtë pjesë.
“Në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë vetëm me cash, që gjithë transaksionet financiare të jenë dixhitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibizilim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës që do dimë të ecim, kjo është e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë e