Në reagimin e tij të parë pas fitores së thellë në zgjedhje, kryesocialisti ka shprehur mirënjohjen për besimin që i dhanë sërish qytetarët. Rama shprehet se nuk po gjen dot fjalët për t’i shqiptuar sot në orën 19:00, në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të mbajë fjalimin e fitores.
Mbyllet numërimi i votave brenda vendit, Rama korr 83 mandate! Opozita e Berishës fundoset në 50, diferenca 250 mijë vota! PS ia merr një deputet në Vlorë, Shehaj ia rrëmben në Tiranë
Rama reagon për herë të parë pas fitores së thellë: Ju falenderoj përgjunjësisht, s’po gjej dot fjalët për t’i shqiptuar sot në sheshin SkënderbejEdi Rama dhe postimi i bërë në rrjete sociale
Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas fitores së thellë që shënoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim në rrjete sociale, kryesocialisti shpreh mirënjohjen për besimin që i dhanë sërish qytetarët atij dhe PS për të drejtuar vendin edhe për katër vite, si edhe për 83 mandatet që siguroi në rang vendi.
Rama paralajmëron gjithashtu edhe fjalimin e fitores që do të mbajë në orën 19:00 në sheshin Skënderbej, teksa shkruan se nuk po gjen dot fjalët që do të shqiptojë.
“Mirëmëngjes dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në mesnatë, KQZ njoftoi mbylljen e numërimit të kutive të votimit në vend. PS siguroi mandatin e katërt me mbi 52% të votave dhe duke siguruar 83 mandate. PD pësoi një rënie drastike në krahasim me 2021, duke marrë 34,2%, dhe 50 mandate. Rezultatet tregojnë se deri më tani PS ka marrë mbi 775 mijë vota në rang kombëtar, me një diferencë prej 270 mijë votash.
Sakaq, pritet të përfundojë edhe numërimi i votave të diasporës, ku edhe aty të dhënat e deritanishme, tregojnë një mbështetje të gjerë nga emigrantët në krahasim me koalicionin e Berishës.