Shefi i stafit të Albin Kurtit, Luan Dalipi e ka pranuar se vëllai i tij Dritoni kishte aplikuar për licencë në ZRrE për shitblerje të energjisë elektrike, por ai e ka arsyetuar se po e provonte fatin. Dalipi katër vjet më parë ishte bërë pjesë e Bordit të Fondacionit të Mijëvjeçarit që menaxhonte 200 milionë dollarë për projekte me energji elektrike. Në këtë angazhim ai ka pasur qasje në informacione të brendshme rreth energjisë elektrike.
Shefi i stafit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi gjatë vitit 2021 ishte pjesë e bordit që menaxhonte miliona dollarë nga programi i Fondacionit të Mijëvjeçarit për Kosovën. Ky fond ishte për projektet me energji elektrike.
Dalipi dyshohet se ka pasur qasje në dokumente strategjike dhe informata që nuk i kanë pasur kompanitë e tjera për fushën e energjisë elektrike.
Të premten, vëllai i tij, Driton Dalipi me kompaninë e tij ka aplikuar për licencë për furnizim me energjie elektrike në sektorin ky vëllai Luani ka pasur ndikim dhe informacione të brendshme.
KOHA më 31 maj të vitit 2021 kishte raportuar se pjesë e bordit të Fondacionit të Mijëvjeçarit ishin konfirmuar Albulena Haxhiu e Artane Rizvanolli, me Blerim Velën, shef i stafit të presidentes Osmani, si dhe me Luan Dalipin, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti.
Mbështetur në njoftimin e MCC-së të vitit 2021, 200 milionë dollarët e planifikuar nga atëherë presidenti amerikan Joe Biden do të ishin të përqendruara kryesisht në programe për energji.
Të premten, listës së gjatë të kompanive të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin në lidhje me shit-blerjen e energjisë elektrike, i është shtuar edhe një kompani, ajo e vëllait të shefit të kabinetit të Kurtit, Luan Dalipit, duke forcuar edhe më shumë mafinë energjetike. Kjo kompani ka aplikuar për licencë në ZRrE vetëm pak ditë para se mijëra biznese të Kosovës të dalin në tregun e hapur për furnizim me energji elektrike.
Në ZRrE ka aplikuar për licencë kompania Management & Development Associates e vëllait të shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, Luan Dalipit.
Në Listën e Zyrës së Rregullatorit për Energji për licencat për furnizim me energji elektrike në Kosovë, të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me shumicë së energjisë elektrike, gjendet edhe kjo kompani e Driton Dalipit.
Progres