Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.
Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit.
Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
✅ Policia e Himarës falënderon pushuesit që u solidarizuan me rastin dhe ofruan ndihmën e tyre, si dhe mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari dhe vizitori.
Turiste spanjolle e ndihmuar nga efektivët e Policisë së Himarës
2