Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit. Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës , Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.
Artan Lame: S’bëhet shteti me Avni Rustem a me Vasil Laç
Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, duke lënë pas një kontribut të çmuar në kulturën dhe historisë shqiptare.Lame lindi në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës dhe la pas dy fëmijë. Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.Karriera e tij ishte e ndërthurur mes angazhimit intelektual dhe detyrave shtetërore, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion.Në vitin 2000 ishte Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Nga 2000-2002 nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, 2002-2005 zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Artan Lame do të mbahet mend veçanërisht për rolin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019), një institucion kyç në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Më pas, ai mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku qëndroi deri në vitin 2023 dhe më pas u largua për arsye shëndetësore.Përtej funksioneve publike, Lame ishte një njohës i thellë i historisë shqiptare dhe një zë i angazhuar në mediat shqiptare me analiza, shkrime dhe rubrika që sillnin në vëmendje ngjarje të rëndësishme historike. Koleksionist i pasionuar i artefakteve historike, ai kontribuoi edhe në promovimin e kulturës përmes ekspozitave dhe shkrimeve dokumentuese. Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Dhe në vitet 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.Veprimtari PublikeNënkryetar i Federatës së Koleksionistëve ShqiptarëPërfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Ëord Collectors Club”, GenovaAnëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, MilanoKomisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, NurembergDrejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”BotimeRubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Ëien 2011Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011Dekorime2010: Çmimi “Book of the year” nga MIC London për lindrin “Medaljet shqiptare 1914-2002”2012 dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” dt.26.12.2012 për aktivitetet e 100 vjetorit të PavarësisëNë mars të vitit 2016, Artan Lame iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale në zemër.