Pas largimit përfundimtar të Çarls Bismark, Skënderbeu nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Ai është Mario Gjata. Futbollisti fierak që së fundi ka qenë pjesë e Bylisit, do të udhëtojë në juglindje për tu veshur bardhekuq. 25-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar 81 ndeshje në Superiore, ku ka shënuar 12 gola si dhe 22 ndeshje në Kategorinë e Parë, ku e ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.
Gjithashtu Gjata, është aktivizuar edhe 3 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Fieraku në të kaluarën ka veshur fanellën e shumë klubeve të rëndësishme si Apolonia, Dinamo, Teuta, Egnatia dhe Bylis.
Ndërkohë një tjetër lajm ka të bëjë me rikthimin e Marko Ramos. Braziliani do të rikthehet te Skënderbeu për të dhënë kontributin e tij me fanellën bardhekuqe.