Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj organizuan një festë të madhe me rastin e 1 qershorit me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare.
Begaj një urim të veçante e pati sidomos për fëmijët e ardhur nga trevat e ndryshme dhe diaspora.
“Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij! U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi. Një përqafim për të gjithë”, shprehet Begaj.
Në fund të festimeve në vilën presidenciale, fëmijët e shumtë lëshuan tollumbace në ajër si shenjë simbolike që ëndrrat e tyre janë të pafundme.