6
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
11 ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, institucionet dhe partitë politike vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete.
Kurti thotë se ka komunikim me opozitën, ndërsa kjo e fundit kërkon ftesë zyrtare dhe sqarim të procesit.
PDK ka kërkuar formalizim të procesit përmes një ftese zyrtare dhe sqarim të qartë të rrugës për zgjedhjen e presidentit.
Megjithatë nuk ka pasur as letër e as propozim nga Kurti apo Vetëvendosje.
Ndërsa javë më parë Kurti zhvilloi një takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku por pa ndonjë arritje marrëveshje.
Në rast se nuk arrihet që të zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin qershor
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com