9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Këtë të martë u bënë 26 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Çështja e Masakrës së Vushtrrisë u ngrit edhe gjatë një procesi gjyqësor ndaj gjeneralit serb Vlastimir Gjorgjeviq. Gjorgjeviç u dënua me 27 vite në burg.
Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com