4
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Më 7 shtator të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.
Atëkohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua deklarata e Pavarësisë, filloi aparteidi i regjimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com