Koordinatorja nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve janë evidentuar dy raste penale që lidhen me procesin e votimit, përfshirë ndalimin e tre personave.
Në një intervistë për emisionin special të TV Dukagjini, Pula konfirmoi se në komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar dy persona nën dyshimin për veprën penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Ajo shtoi se një rast tjetër është regjistruar në komunën e Pejës, ku një person është ndaluar për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
“Deri më tani nuk kemi pas ndonjë incident shumë të madh, i cili do të evidentohej si rast eklatant gjatë ditës së zgjedhjeve. Është rasti në Fushë Kosovë, tanimë i ditur. Që dy persona janë të ndaluar për veprën penale dhënie dhe marrë ryshfeti. Vepër e cila ndëshkohet prej 1 deri në 5 vjet burgim. Personat janë ndaluar, do të vazhdojnë hetimet ndaj tyre. Dha pastaj do të shohim epilogun e këtij rasti.
E kemi edhe një rast në Komunën e Pejës. Njëjtë e kemi për veprën penale cenimi i fshehtësisë së votimit. Dhe personi është i ndaluar për 48 orë. I cili është duke u verifikuar të gjitha rrethanat e këtij rast. Këto janë dy rastet penale, me tre persona, për të cilët do të vazhdojnë hetimet në ditët në vijim…”, ka thënë Pula.
SRadoniqi: Personat që nuk dinë shkrim e lexim, asistohen vetëm deri në kabinën e votimit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi foli për votimin me asistencë, proces për të cilin pati ankesë nga qytetarët gjatë ditës.
Për personat që nuk dinë shkrim e lexim, Radoniqi tha se asistohen deri në kabinën e votimit, por në kabinë votojnë vet.
“Për hir të informimit korrekt, e shohim të nevojshëm t ë sqarojmë se votimi me asistencë për personat me aftësi të kufizuara ata që nuk mund ta hedhin fletëvotimin është i garantuar me ligjin për zgjedhjet dhe rregulloret e KQZ-së, kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejtë të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të tentojnë të hyjnë persona që nuk kanë aftësi të kufizuar”.
Sipas rregullores zgjedhore të KQZ-së me qëllim të mënjanimit të çfarëdo keqpërdorimi, është vendosur që aftësia e kufizuar e votuesit të dëshmohet përmes dokumentit përkatës.
“Andaj ju bëjmë thirrje këshillave të vendvotimit të vlerësojnë drejt”, përfundoi Radoniqi.
Konferenca e radhët e KQZ-së mbahet në orën 19:30.
Balotazhi: Mbi 60 mijë votues në Prishtinë deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.
Në kryeqytet ku kemi balotazh mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrullah Çekut të VV’së kanë votuar 60 mijë e 874 persona deri në orën 15:00.