Kabineti i prezantuar nga mandatari Glauk Konjufca për formimin e qeverisë ka marrë vetëm 56 vota.
Kësisoj, pas Kurtit as Konjufca nuk i ka marrë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK e NISMA-s nuk e votuan Konjufcën për kryeministër.
Pas dështimit, Basha e ka mbyllë këtë seancë plenare.
Abdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Jeton në realitet paralel
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Albin Kurtin, Don Kishot, e ku tha se ai pret tension, përplasje e konflikt.
Ai ka thënë se seanca e sotme është për elektoral e jo për zgjidhje.
“Dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjesht por ironikisht e fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politike të Kosovë atë të Don Kishtotit, jo si figurë e letërsisë por si një metaforë politike sepse për fat të keq shteti ynë, shoqëria e republika jonë ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurtin. Për ju të pushtetit që bërtisni teksa flasim ne këtu që leximin nuk e keni pasur as dëshirë e as qëllim, e duket e as obligim, Don Kishoti ëshë një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, një figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë e thellësisht komike. Pra, një figurë tragjikomike. Sikur Don Kishoti edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë, dhe në atë botë Albin Kurti i Vetëvendosjes sheh dhe krijojnë vec kundërshtarë. Kundërshtarë që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Edhe ty gjeneral Hadërgjonaj, edhe ty Ramush, Fatmir e juve burra e gra që keni lufut për lirinë e Kosovës, pra gjithë ju e ne duhet ta kthejnë realitetin e Albin Kurti Serbinë në Kosovës. Kundërshtarët që duan ta bllokojnë Kosovën, vendin tonë, vendin kur prej dallim prej teje ne fëmijët i rrisim këtu”, tha ai.
Uran Ismaili: Kjo seancë është farsë, Konjufca është marrë peng nga Kurti- PDK do të votojë kundër
Ismaili, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se është e pakuptimtë të pretendohet se ka dikush që beson se ai Konjufca mund të jetë kryeministër i vërtetë, ndërsa Kurti zëvendës i tij.
“Kjo seancë është farsë, me një kandidat që edhe vetë e di se nuk mund ta luajë rolin e kryeministrit, edhe po t’i kishte votat për qeveri. Si mund të jetë dikush kandidat për kryeministër kur dikush tjetër ia vendos emrat e ministrave dhe ai nuk ka të drejtë të propozojë asnjë emër? Ky është tregues i mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë kandidati për kryeministër është ai. Çfarë na tregon kjo? Që z. Konjufca është i marrë peng. Që në krye të qeverisë propozohet dikush që krejt Kosova e di se nuk është kryeministër. Kërkohet vota e deputetëve për të legjitimuar marrjen peng të z. Konjufca. Konjufca nuk është kandidat që ka të drejtë të propozojë diçka apo të kritikojë kënd”, ka theksuar ai.
Ismaili tha se kjo seancë është tendencë e Albin Kurtit për t’ia lënë fajin ish-opozitës, prandaj vota e PDK-së do të jetë kundër. “Sot, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të tentojë ta zgjasë krizën. Qëllimi i PDK-së është të dalim nga ky ngërç dhe nga kjo krizë që po i shkakton dëme të mëdha Kosovës. Këta po kërkojnë:
“Është i njëjti mentalitet me të cilin dikur bllokohej Kuvendi me emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa Kosovës i shtoheshin problemet, thelloheshin vështirësitë e familjeve, rëndohej kriza e rritjes së çmimeve, rëndohej gjendja ekonomike, rritej çmimi i energjisë elektrike, kishte mungesa të mëdha të barnave e shërbimeve shëndetësore dhe të rinjtë e familjet shqiptare po largoheshin nga vendi. Dhe në fund, kur erdhi zgjidhja me emrin e Dimal Bashës, edhe vetë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje çuditeshin se çfarë kishte ndodhur dhe pse Kosovës i ishte humbur kaq shumë kohë. Kosova ka hyrë në një mentalitet bllokues, dhe arkitekti i këtij mentaliteti është z. Kurti. Dhe është dëshpëruese ta shohësh këtë mentalitet që po vazhdon prej 10 muajsh në Kuvend”, ka shtuar ai.
Konjufca e prezanton Albin Kurti zëvendëskryeministër dhe ministër i MPJD-së
Mandatari për kryeministër Glauk Konjufca ka prezantuar kabinetin e tij qeveritarë, e ku Albin Kurti është propozuar Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Ndërsa Donika Gërvalla zv.kryeministre dhe ministre e Drejtësisë.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër dhe minstër për Çështje të pakicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Besnik Bislimi
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda
Fillon seanca për mandatarin, Konjufca në foltore
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e dytë të jashtëzakonshme për ditën e sotme, në të cilën pritet të hidhet në votim mandatarit për kryeministër nga VV-ja Glauk Konjufca.
Seanca po mbahet pas seancës së parë për në të cilën dështoj votimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në seancën e 26 tetorit pati dështuar Albin Kurti që t’i marrë votat e mjaftueshme për tu bërë kryeministër e të formojë Qeverinë.