26
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Pas nëntë ditësh grevë dhe protesta përpara Komunës së Prishtinës dhe qeverisë, autobusët e “Trafikut urban” janë vënë në shërbim të qytetarëve.
Në një komunikim zyrtar të bërë dje, “Trafiku urban” njoftoi se janë paguar faturat nga ana e komunës, pas alokimit të mjeteve financiare, shkruan IndeksOnline.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të komunës ndaj ndërmarrjes.
Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballeshin gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, deklaroi dje kjo ndërmarrje.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com