8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e zhvilluar sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, organizata shkroi mesazh falënderimi, raporton Klankosova.tv.
“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”, shkroi OVL-UÇK.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com