Shabani u betua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje. Opozitarët në kor kërkuan në sallë edhe zv.kryeministren Belinda Bqlluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin. Klevis Balliu u përjashtua ndhe Peleshi dha pushim me qëllim që ai të largohet nga salla.

PS kaloi direkt në votim. Mes deputetëve që u ulën në karriget e ministrave ishin Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Belind Këlliçi.

 
 

Flamur Noka “luftë” për të zaptuar karrigen e Peleshit, garda e bllokon! Ulet me dhunë tek vendi i Ballukut

 

1766053336_flamurnoka.png

Deputeti demokrat Flamur Noka ka vrapuar duke hipur mbi tavolinë për të zënë vendin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi pa filluar seanca parlamentare.

Ai është bllokuar nga Garda dhe më pas është ulur duke zënë karrigen e Belinda Ballukut. Kjo revoltë e demokratëve vijoji deri në përfundim të seancës plenare.

 

Opozita shkakton kaos në Kuvend, demokrati lëshon sharje drejt Gardës (VIDEO)

 
Deputeti i PD Saimir Korreshi është parë në vështirësi gjatë protestës që opozita po zhvillon brenda në Kuvend. Demokratët kanë zënë karriget e ministrave të kabinetit dhe nuk pranojnë që t’i lirojnë.

Korreshi shihet që lëshon dhe sharje në drejtim të trupave të Gardrës, të cilët kanë rrethuar demokratët.

 

Zjarr edhe jashtë Kuvendit, fibrat e transmetimit të televizioneve përfshihen nga flakët

 
Teksa në mjediset brenda Kuvendit deputetët demokratë kanë shkaktuar një kaos duke hedhur edhe flakadanë, jashtë këtij mjediseve të Kuvendit fibrat e transmetimit të televezioneve janë përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit të rënë.

 

Demokratët vijojnë revoltën në Kuvend, Bledion Nallbati e të tjerë përplasen fizikisht me gardën! Ndizet një tjetër flakadan 

 
Deptuetja e PD Albana Vokshi ka ndezur një tjetër flakadan në sallën e Kuvendit. Ndërkohë në zonën ku qëndrojnë ministrat e kabinetit, garda kishte rrethuar depuetët e opozitës për ti larguar, por ata refuzuan duke u shtyrë dhe duke mos lëshuar karriget e ministrave.

Në anën tjetër, deputeti Bledion Nallbani dhe disa të tejrë u konfrontuan fizikisht me gardistët.

 

Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë

Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë
 

Opozita nuk lëshon karriget e ministrave, demokratët ndezin flakadanë! Përplasje fizike me gardën

 

1766051129_kuvend.jpg

 

Deputët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim.

Ndërkohë Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve. Këta të fundit kanë rrethuar deputetët, të cilët kanë zaptuar karriget e ministrave, duke i shtyrë për t’i larguar. Demokratët refuzojnë të largohen ndërsa vijojnë të hedhin sende ne drejtim të Niko Peleshit.

 

Noka i hedh ujë gardistit, përjashtohet nga seanca

Flamur Noka përjashtohet nga seanca pasi i hodhi ujë një gardisti
Kaosi i opozitës në sallë, mazhoranca kalon në votimin e rendit të ditës

 

Më kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi ka kaluar në votim rendin e ditës pas kaosit të opozitës në sallë.
 

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Klevis Balliu përjashtohet nga seanca

 

1766050053_eldahoti.jpg

 

Deputeti demokrat Klevis Balliu përjashtohet nga seanca plenare. Opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend duke zaptuar karriget e ministrave. Ata kanë rrëzuar karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Balliu pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, vijon revoltën së bashku me deputetët e tjerë.

 

Endri Shabani betohet si Avokat Populli mes kaosit të opozitës, i përshëndet me puthje dhe largohet nga salla 

 
Tensione të forta janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozitarët kanë vendosur që të bllokojnë këtë seancë.

Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të PD kanë zënë vendet e ministrave, në një kohë kur kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është duke vijuar me rendin e ditës.

Ai ka thërritur Endri Shabanin që të kryejë betimin e tij. Pavarësisht thirrjeve të opozitarëve “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani është betuar si Avokati i Popullit, ndërsa largohej nga salla ka përshëndetur dhe opozitën me një puthje.

 

1766050235_endrishabaniputhja.jpeg

 

Kaos në parlament, Këlliçi ndez flakadanë në sallë! Demokratët hedhin ujë e shishe në drejtim të Niko Peleshi

 

Deputeti i PD Belind Këlliçi në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë.

Një grumbull deptuetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës ndërsa janë të rrethuar nga Garda. Ndërkohë deputetët kanë filluar dhe të hedhin sende dhe ujë në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

 

Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave

 
Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave
 
 

Deputetët e PD kaos në Kuvend, reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

 

1764695824_erionbrae.jpg

 

Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pas tensioneve të shënuara në Kuvend, ku deptuetët demokratë kanë penguar fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe thotë më në fund e morën pushtetin.

“Kuvendi i Shqipërisë, më në fuuuund e morrën pushtetin!!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.