Superliga shqiptare e futbollit zhvillon sot tre nga pesë ndeshjet e raundit të 17-të. Në orën 16:30 në stadiumin e Rrogozhinës, kampionët në fuqi të Egnatias.
“Demat e Kuq” kanë tre fitore radhazi dhe janë ekipi më në formë këtë periudhë. Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, tha për mediet se ekipi i tij do futet në fushë vetëm për tri pikë, paçka se përballë është Egnatia e vendit të dytë.
Besoj që po, përderisa çunat po vijnë në rritje. Gradualisht forma e tyre është në rritje dhe shpresojmë që të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm.
-Partizani ka provuar shijen e fitores në Rrogozhinë. A mund ta përsërisni këtë rezultat?
Me besim të plotë. Ne shkojmë atje sigurisht për fitore edhe pse kemi respekt maksimal për ekipin e Egnatias pasi janë kampionët në fuqi, por ne shkojmë sigurisht për fitore.
-Gjeni përballë një Egnatia me numrin më të madh të lojtarëve në formacionin e vitit si dhe kanë trajnerin më të mirë të vitit…
Futbolli falë Zotit nuk luhet me ata që janë në formacionin e më të mirëve të vitit, apo në gazeta. Futbolli luhet në fushë, në të kundërt nuk do të shkonim fare të luanim. Nëse do të niseshim nga “Mbrëmja Gala” nuk do iknim të luanim, kështu që do të fitonte Egnatia. Fusha ka treguar tjetër gjë, djemtë janë në formë, janë stërvitur shumë mirë. Shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv pse jo edhe me fitore.
-Shpresoni një fundviti sa më pozitiv?
Fokusi ynë është ndeshja me Egnatian. Pas kësaj përballje do të mendojmë të përgatisim ndeshjen me Dinamon.
-Merkato e janarit?
Janë çështje të brendshme të klubit. Grupi është. Ku ka nevojë ekipi të përforcohet ne e dimë dhe këto janë çështje shumë shpejt për t’u zgjidhur .
-Dëmtimet dhe gjendja e skuadrës?
Atëherë, janë rekuperuar pothuajse të gjithë, me përjashtim të Prekës i cili besoj do të rikthehet kundër Dinamos. Vazhdon i dëmtuar Doumbia i cili e ka mbyllur vitin deri në janar. Rikthehet Martinez dhe pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm”, tha Kërnaja.
Po sot spikat Flamurtari – Teuta, ndërsa të shtunën luhet ‘Klasikja’ Tirana – Vllaznia në ‘Selman Stërmasi’.
Superliga, raundi i 17-të:
E premte, 19 dhjetor 2025
16:30 Dinamo – Vora
16:30 Egnatia – Partizani
19:30 Flamurtari – Teuta
E shtunë, 20 dhjetor 2025
13:30 Bylis – AF Elbasani
13:30 Tirana – Vllaznia
Renditja:
