Në territorin e Bashkisë Lezhë numerohen rreth 200 kulla të vjetra, me vlera të jashtëzakonshme historike.

Në këtë kuadër janë hapur thirrjet për programin “Rijetëzimi i Kullave”, një iniciativë e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Giz në Shqipëri.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë ruajtjen, dokumentimin dhe aktivizimin e Trashëgimisë Kulturore në zonat rurale të Shqipërisë, duke e kthyer trashëgiminë historike të kullave në një burim zhvillimi ekonomik, turistik dhe identitar për komunitetet lokale.

Të dhënat mbledhura në këtë fazë të parë të projektit do të shërbejnë si bazë për hartimin e një programi të integruar për restaurimin dhe promovimin e kullave si pasuri të trashëgimisë kulturore.