Kur mbërriti në Tumbler Ridge Secondary School, policia gjeti 7 persona të vrarë, përfshirë edhe gruan, ndërsa një person i tetë vdiq gjatë kohës që po dërgohej për në spital. Dy trupa të tjerë, që besohet të lidhen me masakrën, u gjetën në një banesë pranë shkollës.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, u shpreh “i shkatërruar” nga ngjarja dhe anuloi pjesëmarrjen në Konferencën për Sigurinë në Mynih këtë fundjavë. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave dhe vlerësoi guximin e ekipit të parë të shpëtimit që rrezikoi jetën për të mbrojtur qytetarët.

“Jam i shkatërruar nga të shtënat e tmerrshme që ndodhën sot. Lutjet e mia dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjet dhe miqtë që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë akt të tmerrshëm dhune”, shkroi ai.

Shpërthimet me armë masive janë të rralla në Kanada. Precedenti më i rëndë daton në vitin 1989, kur Gamil Gharbi vrau 14 studente në Politeknikun e Montrealit, ndërsa në 2016 një 17-vjeçar vrau 5 persona në La Loche, Saskatcheëan. Kjo është tragjedia e dytë në British Columbia në më pak se një vit: në prill të kaluar, 11 persona u vranë në Vancouver nga një sulm me kamion gjatë një festivali filipinas.

Shkolla, që ka 175 nxënës, është vënë nën siguri dhe të gjithë nxënësit dhe stafi është evakuuar. Policia ka kërkuar që banorët të qëndrojnë në shtëpi. David Eby, guvernatori i British Columbia, e përshkroi ngjarjen si një “tragedi të paimagjinueshme” për Tumbler Ridge, një qytet minierash me 2.400 banorë, mbi 1.000 km në veri të Vankuverit, pranë kufirit me Alberta. Të gjitha shkollat e zonës dhe Northern Lights College do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën e mbetur të javës.

 

Masakra me 10 viktima në Kanada/ Dalin pamjet pak para sulmit, nxënësit ikin me vrap

Të paktën 10 persona humbën jetën pas një sulmi të armatosur në një shkollë të mesme në Kanada. Mediat e huaja kanë publikuar pamje pak momente para së të ndodhte sulmi i rëndë.Siç shihet nga video e publikuar, nxënësit të alarmuar, vrapojnë për t’u larguar drejt ambienteve ku ndodhen të parkuar edhe automjete të policisë.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të policisë rrethuan zonën, teksa vendi u monitorua edhe nga ajri me një helikopter.
 

Masakra me 10 viktima në Kanada, autorja është një transgjinore 18-vjeçare

Personi i dyshuar si autor i sulmit vdekjeprurës në Tumbler Ridge Secondary School, në British Columbia të Kanadasë, është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare.

Sipas raportimeve të publikuara nga Juno News, mediumi ka folur me xhaxhain e të dyshuarës, Russell G. Strang, i cili ka konfirmuar identitetin e saj. Nga sulmi mbetën të vdekur 10 persona, përfshirë edhe autoren e dyshuar.

Po sipas të njëjtit burim, në një llogari publike në YouTube që besohet se i përket Jesse Strang shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”.

Autoritetet kanadeze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

 

Masakra në shkollën kanadeze, Begaj: Ngushëllime familjeve të viktimave! Shqipëria dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e 10 viktimave të mbetur nga sulmi me armë zjarri në një shkollë British Columbia, Kanada.Përmes një postimi në “X”, Begaj thekson se Shqipëria solidarizohet me Kanadanë dhe se dënon çdo akt dhune që shkakton viktima.

“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.