Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin tha të mërkurën në Hagë se teoritë e Prokurorisë janë kundër çdo lloj logjike në këtë çështje gjyqësore.
Ai tha se është absurde të thuhet se Veseli ndërkohë që u kthy në Kosovë për të ndihmuar rritjen e UÇK-së dhe të angazhonte luftime kundër forcave serbe, njëkohësisht të kishte një plan për t’ia kthyer armën popullit të vet, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ideja se zoti Veseli u kthy në Kosovë dhe lëvizi në Kosovë për të ndihmuar rritjen e UÇK-së dhe që ishte në gjendje që të angazhonte luftime me forcat serbe dhe që ai njëkohësisht kishte një plan për të kthyer armët kundër popullit të vet është absurde”, tha Dixon.
Ai tha se kjo gjë nuk mbështetet në asnjë provë.
“Kjo nuk mbështetet absolutisht me asnjë provë. Teoritë e ZPS-së janë kundër çdo lloj logjike”, tha ai.
Përveç kësaj, avokati tha se pse duhej të mblidheshin mjëra njerëz që ta themelojin UÇK-në për këtë qëllim të përbashkët kriminal.
“Pse mijëra njerëz të zakonshëm të mblidheshin së bashku në ’98-ën nën shtypjen e Serbisë dhe të ndërtonin UÇK-në për një qëllim kriminal”, tha avokati Dixon.
Avokati tha se në mënyrë të logjikshme këta persona e ndërtuan UÇK-në për ta mbrojtur vendin e tyre duke shtuar se ky është edhe qëndrim i Bashkësisë Ndërkombëtare.
“Ata në mënyrë të logjikshme e bënë këtë për të mbrojtur vendin e tyre dhe ky është qëndrim i Bashkësisë Ndërkombëtare e NATO-s se si UÇK-ja luftoi me guxim kundër mundësive tejet të pabarabarta për të mbrojtur Kosovën”, tha ai.
Me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar sërish me deklaratën përmbyllëse nesër mbrojtja e Veselit.