3
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Dekada më parë shtëpia e Isak Qollit në Bardh të Madh, u bë pikënisje e aktiviteteve për çlirimin e vendit.
Aty u mbajtën mbledhjet e para si dhe u bë përgatitja e fillimit të rezistencës së armatosur kundër okupatorit serb.
Po ashtu nga kjo shtëpi u bë edhe formimi i njëres prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në nderim të angazhimit të njërit prej eprorëve të UÇK-së, Isak Qolli, sot Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Fushë Kosovë, organizoi ceremoninë e zbulimit të pllakës “Kujtesë”, e cila u bë në praninë e një numri të madh të të pranishmëve.
Ky aktivitet u mbajt në prag të shënimit të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com