Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për neglizhencë ndaj pensionistëve dhe kategorive të ndjeshme.
Sipas reagimit, ekzekutivi po shpërndan mjete buxhetore, ndërsa pensionistët, përfituesit socialë dhe veteranët përballen me vështirësi serioze ekonomike.
Organizata thekson se rritja e çmimeve nuk përputhet me të ardhurat, duke nënvizuar se pensionet janë rritur vetëm 20 për qind në gjashtë vite.
KMDLNJ kritikon edhe pagesën e 13-të për shërbyesit civil dhe mbështetjen për Kombëtaren, duke i cilësuar si masa jo prioritare.
“Me këto pensione nuk mund të sigurohet as një vdekje dinjitoze, e lëre më një jetë dinjitoze”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Organizata ngre shqetësime edhe për çmimet e energjisë dhe kërkon ndërhyrje urgjente institucionale.