Dje, përsëri, u anulua procedura e prokurimit për angazhimin e një kompanie për rrënime. Kjo është një praktikë që po përsëritet.
Procedurat shpallen, shtyhen dhe anulohen, ndërkohë që ndërtesat shumëkatlshe pa leje pa parkingje mbeten në këmbë. Kjo krijon një situatë ku reagimi institucional ekziston vetëm në letër, ndërsa në terren ndërtimet vazhdojnë pa pengesë.
Në të njëjtën kohë, mungon kontrolli në fazën kur ndërtimet duhet të ndalen. Pa inspektim të vazhdueshëm dhe pa veprim në kohë, çdo ndërhyrje e mëvonshme mbetet e paefektshme.
Kjo mënyrë veprimi po prodhon pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët: mbingarkesë urbane, rrezik për sigurinë dhe degradim të hapësirës publike.
Kryetari i Komunës po vazhdon të sponzorizojë mafinë urbanë duke rënduar jetën e qytetarëve të Çairit për deri sa vetë vazhdon jeton jashtë Çairit.
Qytetarët e Çairit meritojnë rend urban, siguri dhe zbatim të barabartë të ligjit.