Përsëritet precedenti i ndeshjes Egnatia-Vllaznia, ku skuadra rrogozhinase u tërhoq nga fusha, teksa e pësoi keq nga Komisioni i Disiplinës që nuk u kursye aspak me dënimet. Një situatë e ngjashme është regjistruar në Grupin B të Kategorisë së Dytë, në duelin mes Maliqit dhe Eagle Football, që përfundoi në barazim 2 me 2.
Gjithçka nisi në minutën e 85-të, ku pas një faulli në mesfushë, dy futbollistët afrikanë Bikatal i Eagle dhe Ibrahim i Maliqit, u përplasën me njëri-tjetrin, duke krijuar një situatë të tensionuar.
Në këtë moment presidenti i Eagle Football, Andi Matraxhiu, u fut në fushë dhe kërkoi tërheqjen e ekipit, duke u konfrontuar edhe me arbitrin, Bekris Dragusha, teksa ky i fundit i tregoi kartonin e kuq Matraxhiut. Pas disa minutash ndërprerje, loja rifilloi sërish, me një përqafim mes dy futbollistëve afrikanë, teksa 3 lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë për situatën e tensionuar.
Në fund të sfidës, presidenti i Eagle Football, ka shpërthyer nëpërmjet një postimi në “Story”, ndaj shefit të arbitrave Sokol Jareci.
“Dy 11-metërsh kundër nga kryesori Dragusha nuk na demoralizon. Sokol Jareci je përgjegjësi kryesor për këtë katrahurë”, ka shkruar ai.
Vlen të theksohet fakti se të dy golat për Maliqin u shënuan nga Pero me 11-metërsh