Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10 seancën plenare ku në fokus është interpelanca me ministrin e Bujqësisë Andis Salla për situatën e prodhimit, përpunimit, tregtimit të qumështit në vend, e kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe.
Interpelanca vjen në një moment kur blegtorët po ankohen e protestojnë për mungesën e subvencioneve dhe deklaratat se skema e re kombëtare nuk i favorizon.
Pason një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho lidhur me pabarazinë në pagë për 11,172 punonjës arsimorë.
Projektligji “Për portet turistike”, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për ARRSH dhe AKSH-in janë ndër çështjet e tjera që pritet të ngjallin debat në sallën e Kuvendit.
Seanca paraardhëse në Kuvend kaloi mes tensioneve të forta ku gjatë ndërprerjes së saj, Flamur Noka goditi me shishe Taulant Ballën dhe e kërcënoi. Gjithashtu Elda Hoti i mori Bora Muzhaqit kartonin e deputetes, kurse kjo e fundit pati një debat me Albana Vokshin.
Si rrjedhojë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Nokës me 20 ditë nga punimet e Kuvendit dhe me 10 ditë për Hotin. Ndaj Ballës e Vokshit nuk u morën masa.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.
2. Njoftime.
3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.
7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.
8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.