12
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në fshatin Livoq të Gjilanit ku humbi jetën një person.
Policia tha se në këtë aksident u përfshinë dy motoçikleta dhe për pasojë njëri nga drejtuesit mori lëndime që ia humbën jetën. Ndërkaq, dy të tjerë morën lëndime.
“Fsh.Livoq ,Gjilan 10.04.2026 – 19:43. Në rrugën e lartcekur, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kanë qenë të përfshirë dy motoçikleta me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, ndërsa dy meshkuj kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com