Ish-kongresmeni i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një pjesë të Westchester-it dhe Bronx-it, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai njihet si një nga politikanët amerikanë që ka mbrojtur vazhdimisht kauzën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.
Para disa vitesh, ai kishte mbrojtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte akuzuar në mënyrë të rreme nga gazetari Chuck Sudetic, shkruan Demokracia.com.
Gazetari Chuck Sudetic kishte akuzuar krerët e UÇK-së, më saktësisht Hashim Thaçin, për përfshirje në aktivitete ilegale, siç është kontrabanda me drogë.
Ndaj këtij shkrimi kishte reaguar kongresmeni Eliot Engel, i cili kishte cituar raportin e CIA-s, që hidhte poshtë pohimet se UÇK-ja ishte financuar me fonde që e kishin origjinën nga kontrabanda me drogë.
CIA kishte raportuar para komitetit të Kongresit Amerikan me kërkesë të kongresmenit Engel.
“Lidershipi i UÇK-së nuk duket të jetë angazhuar në operacione të narkotikëve për të mbështetur aktivitetet e saj gjatë luftës…”, thuhet në raport.
Por, a ishte e përfshirë UÇK-ja në aktivitete terroriste sipas CIA-s?
“UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste – të definuara si dhunë e paramenduar dhe politikisht e motivuar kundër shënjestrave civile”, thuhet në raportin e CIA-s.
Po ashtu, aty përmendet edhe se si liderët e UÇK-së ishin pro-amerikanë.
“Ish-liderët e UÇK-së e shihnin pozitivisht SHBA-në si forcë nxitëse për fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të sigurisë serbe në pranverën e kaluar.”
Të fundit
CIA: Kina, armë Iranit/ “Gjatë armëpushimit, Teherani po forcon sistemin antiraketor”
18:04 | 11 Prill 2026
Eurodeputeti austriak: Elita politike s’është gati për kompromis, rruga e Kosovës po pengohet nga problemi me…
16:42 | 11 Prill 2026
Zgjidhje për presidentin apo zgjedheje të reja, Isa Mustafa: Vështirë të thuhet, opozita e pozita s’janë…
16:40 | 11 Prill 2026
Bisedimet për paqe mes ShBA-së dhe Iranit po zhvillohen ballë për ballë, raporton CNN
16:37 | 11 Prill 2026
Kryediplomati shqiptar: Me serbët takohemi por s’kemi aleancë, mbase mund të ndihmojmë për çështjen e njohjes…
15:36 | 11 Prill 2026
Fillojnë negociatat ShBA-Iran
15:25 | 11 Prill 2026
Të ngjashme
CIA: Kina, armë Iranit/ “Gjatë armëpushimit, Teherani po …
Lajme • 11 Prill 2026
Eurodeputeti austriak: Elita politike s’është gati për ko…
Lajme • 11 Prill 2026
Zgjidhje për presidentin apo zgjedheje të reja, Isa Musta…
Lajme • 11 Prill 2026
Bisedimet për paqe mes ShBA-së dhe Iranit po zhvillohen b…
Lajme • 11 Prill 2026
Kryediplomati shqiptar: Me serbët takohemi por s’kemi ale…
Lajme • 11 Prill 2026
Fillojnë negociatat ShBA-Iran
Lajme • 11 Prill 2026
Të gjitha rubrikat
Lajme
Sport
OpEd
Showbiz
Lifestyle
Auto&Tech
Follow us
Për ne
Mediumi “Demokracia” mirëmbahet nga kompania “Demokracia LLC”. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e menaxhmentit të kompanisë. Për ta shfrytëzuar materialin, kërkohet që t’i referoheni qartë portalit Demokracia.com.
Kontakt
info@demokracia.com
marketing@demokracia.com
Tel: +383 49 207 703
Rr. Antigona Fazliu, 72
10000, Prishtinë
© 2026 Demokracia – Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Impresum Marketing Terms of use