Sipas raportit, më 11 prill 2026 rreth orës 00:30, një shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur, duke deklaruar se vajza kishte qenë viktimë e një sulmi nga një mashkull.

Megjithatë, pas hetimeve dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, autoritetet kanë konstatuar se deklarimet nuk përputhen me ngjarjen reale.

Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet më tej nga organet kompetente.