Një grup gazetarësh nga Kosova dhe Shqipëria i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një adresim publik.
Në këtë letër, ata shprehin shqetësime serioze për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ë rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tyre, “këto shqetësime nuk janë politike”, por bazohen në raportime të mediave të pavarura dhe vlerësime profesionale.
Në dokument theksohet se BE dhe SHBA garantuan standarde të larta drejtësie gjatë themelimit të kësaj gjykate.
“Çdo devijim nga këto standarde është një test i drejtpërdrejtë i besueshmërisë së tyre”, thuhet në letër.
Gazetarët ngrenë disa çështje kyçe, përfshirë paraburgimin mbi pesë vite pa vendim përfundimtar dhe mungesën e transparencës.
Ata përmendin gjithashtu “ndërhyrjet e gjyqtarëve përtej rolit neutral” dhe pranimin e provave pa verifikim të mjaftueshëm.
Sipas tyre, këto nuk janë thjesht çështje procedurale, por prekin thelbin e drejtësisë dhe besimit publik.
Në fund, ata kërkojnë përgjigje të qarta dhe theksojnë: “Drejtësia nuk mund të jetë selektive”.
Ata paralajmërojnë se “heshtja po e dëmton drejtësinë” dhe rrezikon të minojë besimin në institucionet ndërkombëtare.
Gazetarët pjesmarrës: 1. Blendi Fevziu (Klan TV, Albania) 2. Adriatik Kelmendi (Klan Kosova, Kosovë) 3. Afërdita Saraqini – Kelmendi (RTV 21, Kosovë) 4. Lirim Mehmetaj (VOX Kosova, Kosovë) 5. Berat Buzhala (Nacionale, Kosovë) 6. Ermal Panduri (RTV Dukagjini, Kosovë) 7. Sidorela Gjoni (Top Channel, Albania) 8. Leonard Kerquki (T7 & Gazeta Express, Kosovë) 9. Alban Dudushi (RTSH, Albania) 10. Kushtrim Sadiku (Kanal 10, Kosovë).