Sfidën më të vështirë të procesit të anëtarësimit, e konsideroi kryeministri Edi Rama sigurinë ushqimore në një takim me operatorë të biznesit ushqimor.
Dy janë sektorët që Rama sheh si më problematikët e ku duhet të punohet intensivisht:
“Për thertoret problemi më i tmerrshëm është ndarja e mbetjeve që nuk janë për konsum. Dhe garantimi i ndarjes sipas standardit të BE dhe patjetër procesi i trajtimit sipas BE për të shmangur çdo rrezik kontaminimi dhe ndikimi. Asnjë thertore sot, edhe ato që janë shumë të mira nga mënyra sesi funksionojnë, nuk e kanë këtë proces. Qumështi… kam parë ato që janë me makineri të fjalës së fundit, por zinxhiri është i mangët,, nevoja për standarde… unë nuk i trembem kohës që kemi në dispozicion, është e mjaftueshme, i trembem vetëm neglizhencës alla shqiptarcce që hajde se ka kohë”, tha kryeministri.
Edhe për pikat kufitare, ku hyjnë e dalin produktet ushqimore, Rama tha se qeveria ka një plan konkret për të përforcuar kontrollet.
“Pikat e kontrollit kufitar, pikë e dobët për të zhdërvjelltësuar shtetin… kemi një plan konkret akredimi të laboratorëve”, u shpreh ai.
Thirrjen për operatorët e biznesit ushqimor, e pati të drejtpërdrejtë:
“Keni detyrën t’u shisni produkte të sigurta qytetarëve… do jemi krah për krah me ju, jo ballë për ballë, ballë për ballë kemi objektivin”, tha kryeministri.
Në takim, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato që tha se për këtë sektor, BE ka ofruar 12.5 mln euro mbështetje ndërsa për integrimin kërkoi vullnet politik e lidership të fortë.
Rama-operatorëve ushqimorë: S’jemi përballë, por përkrah jush
Në fund të fjalimit të tij para operatorëve ushqimorë, kryeministri Rama theksoi se qeveria do të jetë krah tyre në garantimin e sigurisë ushqimore.
“Qasja jonë do të jetë krah për krah me ju, jo ballë për ballë. Përballë kemi objektivin dhe për ta realizuar na duhet të ecim përkrah, me besim, vendosmëri dhe krenari për atë që po bëjmë. Nuk keni për t’i marrë me vete”, tha Rama.
Siguria ushqimore, Rama: I trembem vetëm neglizhencës alla shqiptarçe! Kontrollet, mision kombëtar për të ndihmuar bizneset
Frika e kryeministrit Rama në sfidën e sigurisë ushqimore nuk është as koha, as aftësia e bizneseve, por neglizhenca. Duke u ndalur te sektori i qumështit, ai tha se duhen plotësuar hallkat pasi në gjendjen që është nuk u mbijeton kërkesave të BE. Tashmë, kontrollet shtetërore do të jenë në kuadër të një ndihme ndaj bizneseve për të përmbushur standardet europiane.
“Sektori i qumështit nuk do t’u mbijetonte dot kërkesës së standardeve sepse është gjithë zinxhiri që duhet garantuar, jo thjesht një hallkë. Unë kam parë disa që janë me makineri të fjalës së fundit, të certifikuara në disa aspekte, por zinxhiri është i mangët. Ne duhet ta plotësojmë dhe vijmë te nevoja për standard dhe unë nuk i trembem kohës që kemi në dispozicion, është e mjaftueshme. Nuk i trembem aftësive të atyre që kanë investuar në 900 pika, i trembem vetëm neglizhencës alla shqiptarçe që hë se ka kohë, hë se do ta gjejmë një rrugë si t’ia rrëshqasim (BE) topin ndër shalë. Natyrisht që vjen pjesa e shtetit se nuk është ushtrim i ndarë që duhet ta bëni ju dhe ne thjesht çojmë kontrollin. Kontrollet janë të vlefshme për t’ju ndihmuar. Nuk do të jenë kontrolle ndëshkimore, por mision kombëtar për një nga hallkat e ekonomisë sonë që të gjithë njerëzit të marrin fillimisht informacion të plotë se ku ndodhen. Kontrollet do të lënë porosi dhe do të rikthehen për të parë zbatimin. Ne duhet të krijojmë sistemin e qëndrueshëm, por edhe mbështetëse të çdo sipërmarrjeje që nuk po shkel ligjin, por ka nevojë të rrisë standardet”, tha Rama.
Rama tha se do të punohet edhe me pikat kufitare për të qenë më të përgatitur në kontrollet e produkteve ushqimore.
“Pikat e kontrollit kufitar janë një tjetër pikë e dobët që do ta adresojmë për të lehtësuar dhe zhdërvjelltësuar shtetin në kryerjen e detyrës pa u bërë pengesë dhe mur në kufijtë e vendit. Kemi një plan konkret investimesh akreditimi të laboratorëve, përmirësim të kontrollit kufitar, infrastrukturë dixhitale dhe përmirësim të ndërveprimit me ju”, tha Rama.