Dy të rinj, Xhulio Salaj dhe Lisien Shehu, kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi aksidental i lëndës plasëse, në fshatin Mamaj të Tepelenës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 ne kasollen që gjendej pranë banesës se 28-vjeçarit Xhulio Salaj në fshatin Mamaj. Salaj bashkë me shokun e tij, 36-vjeçarin, Lisien Shehu kanë hyre në kasolle dhe në rrethnaa ende të paqarta kanë rënë në kontakt me lëndën plasëse.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Sipas burimeve nga spitali, 28-vjeçari ndodhet aktualisht nën monitorimin e stafit mjekësor dhe është në gjendje stabël, megjithëse ka marrë plagë të shumta, kryesisht në fytyrë dhe në gjymtyrë. Ndërkohë edhe 34-vjeçari Lisien Shehu ndodhet në gjendje shëndetësore stabël.
Policia po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, teksa paraprakisht dyshohet për granatë.
“Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.
Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi sot policia.