Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, brenda një dite, në seancë plenare përdori tri herë gjuhë joparlamentare. Fillimisht ai me një “foto-selfie”, brenda séances plenare i quajti deputetët e opozitës “me probleme mentale”. “Ëndrrat e tyre të sëmura për t’u rikthyer në pushtet më bëjnë të dyshoj se kanë të bëjnë me probleme serioze mentale!” – u shpreh fillimisht Geci.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai kur e mori fjalën në Kuvend, e krahasoi ish-Presidentin Hashim Thaçi me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Naim Murseli. Geci tha se i njejti fat me Murselin e pret edhe Hashim Thaçin. Ndryshe, as Prokuroria e Hagës, ku po gjykohet Thaçi me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin, nuk ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Pra, “kërkesa” e Gecit, shkon përtej asaj të prokurorisë së Hagës. Madje kërkesa e Gecit në Kuvend u bë pak javë pasi në të njejtin Kuvend, u miratua rezolutë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, brenda kontekstit të gjykimit të ish-krerëve në Hagë. Geci, gjuhën joparlamentare nuk e ndali as këtu. Ai, pasi dy herë përdori gjuhë joparlamentare, e vazhdoi me të tretën. Drejtuar nënkryetarës së Kuvendit, që vie nga rradhët e PDK-së, Vlora Çitaku. Geci në seancë plenare i drejtohet Çitakut me fjalët, ““I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”. Pra, brenda të njejtës ditë, deputeti tri herë shkeli me dy këmbë mbi rregulloren e Kuvendit.
Çka thotë rregullorja e Kuvendit?
Neni 63 i rregullorës së Kuvendit, përcakton kompetencen e mbarvajtjes gjatë punimeve në Kuvend si dhe kur ajo devjijon nga rendi.
Fillimisht aty bëhet e ditur se “Kryesuesi i seancës kujdeset për rregull dhe mbarëvajtje në seancën e Kuvendit”.
Tutje, aty vazhdohet me specifikat se kur deputeti ose anëtari i Qeverisë shkel mbi rregulloren e Kuvendit.
“Kryesuesi i seancës ia tërheq vërejtjen secilit deputet ose anëtarit të Qeverisë, kur: 2.1. Diskuton për çështje që nuk është në rend të ditës
“Merr fjalën pa lejen e kryesuesit të seancës; Me ndërhyrjen e tij pengon diskutuesin tjetër; Përdor gjuhë joparlamentare; Kryen ndonjë veprim, që e prishë rregullin e punës në seancë;. Nxit ose ushtron dhunë.
Deputeti ose anëtari i Qeverisë është i detyruar të respektojë vendimin e kryesuesit të seancës, pasi t’i tërhiqet vërejtja për sjelljen, duke përfshirë edhe aplikimin e masës së largimit nga seanca plenare.
Kryesia e Kuvendit nxjerr rregulla për sjelljen e publikut, të përfaqësuesve të mediave dhe të personave të tjerë, që ndjekin seancat plenare në Kuvend.
Cilat janë llojet e masave?
Masat që mund të ndërmerren ndaj deputetëve dhe anëtareve të Qeverisë janë: “1. Tërheqja e fjalës; 1.2. Ndërprerja e fjalës;
1.3. Vërejtje;
1.4. Vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca plenare;
1.5. Largim nga seanca plenare.”
Meqenëse deputeti Geci përdori tri herë gjuhë parlamentare, pa kërkuar falje e as pa e tërhequr fjalën, cilat janë masat që përcaktohen nga rregullorja?
Neni 66 flet për largimin nga seanca, në këto raste:
1.Kur deputeti ose anëtari i Qeverisë përdor fjalë fyese, cenon personalitetin e kryesuesit të seancës ose deputetit, ose vazhdon të bëjë shkelje, pasi më parë në të njëjtën seancë janë zbatuar masat, sipas nenit 65 të kësaj rregulloreje, kryesuesi i seancës merr masën “largim nga seanca plenare” për atë ditë.
2. Në rast se deputeti ose anëtari i Qeverisë nuk pranon të dalë nga salla, kryesuesi i seancës e ndërpret seancën dhe urdhëron shërbimin e sigurisë në Kuvend zbatimin e masës.
3. Masa “largim nga seanca plenare” shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me kompensimin për një seancë plenare
Ndryshe, Kryesuesja Haxhiu vetëm në rastin kur Geci e krahasoi Thaçin me Veselin, ia tërhoqi vërejtjen deputetit, mirëpo pa shkuar në masat e tjera, edhe për shkeljet e tjera të deputetit.
Në anën tjetër, Kryeministri Albin Kurti, tha se “nuk jam kryetar i asnjë komisioni diciplinor, në mënyrë që të marr masa, sidomos për një anëtarë të një partie tjetër”.