Ceremonia e zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, nderim dhe mirënjohje për veprën e dëshmorit.
Të pranishëm në ceremoni, Zëvëndësdrejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, Shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë, Nënprefekti i Tepelenë, punonjës të Policisë së Gjirokastrës dhe familjarë të dëshmorit. Ata vendosën kurora me lule te varri i dëshmorit, si dhe nëpërmjet fjalëve të tyre, përkujtuan veprën e tij sublime.
Më pas, pjesëmarrësit kryen një vizitë në familjen e dëshmorit, në fshatin Levan, Memaliaj.
Akti sublim i dëshmorëve të Policisë, ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit
Ceremoni përkujtimore në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës, të dëshmorit të Policisë së Shtetit Mirjan Hoxhaj
4