Kuvendi i Kosovës me 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëllimi i amendamentimit të kësaj marrëveshjeje është zgjatja e afatit kohor për kontraktimin e projekteve edhe për tre vite shtesë. Kurti tha se kjo kohë është e nevojshme, pasi nga vonesat një nga projektet ka mbetur pa u kontraktuar. “Afati kontraktual i projekteve të IPA 2020 ka qenë tre vite nga hyrja në fuqi e marrëveshjes financiare origjinale, të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht më 3 shtator 2024”- shtoi ai.Ai tha se projekti i ndikuar nga ky amendament është projekti i ngrohjes qendrore të Prishtinës, me vlerë prej 17.6 milionë euro, të cilat ofrohen si grant nga fondet IPA.IPAIPA 2020Kuvendi i Kosovës
Kuvendi ratifikon amendamentin për marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për IPA 2020
3