Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi është arrestuar të mërkurën në një operacion special të Prokurorisë dhe Policisë.
Gashi, pronar i një kompanie të specializuar në fushën e inxhinierisë, dyshohet për veprën penale “dhënie e ryshfetit”.
Bashkë me ish-kandidatin e Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, nën pranga ka rënë edhe Nexhat Raifi, një bashkëpunëtor i afërt i tij në biznes.
Ata dyshohen për përfshirje në ryshfet për një rast të shpronësimeve të kundërligjshme të pronave vite më parë.
“V.G dhe N.R [janë arrestuar, v.j] për veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’”, tha Prokuroria Speciale në një njoftim për media të mërkurën, raporton Paparaci.
Aksioni i Prokurorisë është zhvilluar në tri komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.