La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të martën tre nga ndeshjet e raundit të 36-të. Pas fitores 2-1 kundër Elches, Real Betis siguroi vendin që të dërgon në Champions League, duke u rikthyer në këtë kompeticion pas 21 vitesh. Atletico Madridi fitoi 1-2 në fushën e Osasunës.
Në stadiumin ‘La Cartuja’ të Sevillas, vendasit e Real Betis fituan 2-1 kundër Elches. Skuadra e Manuel Pellegrinit ia doli që të sigurojë vendin e pestë në La Liga dhe të fitojë të drejtën që sezonin që vjen të marrë pjesë në Champions League. Hera e parë dhe e fundit që Betis luante në Champions ishte në sezonin 2005-06, duke përfunduar në vendin e tretë në grup.
Sa i takon sfidës, Cucho Hernandez kaloi Betisin në epërsi pas 9 minutash lojë, por Hector Fort barazoi brenda pjesës së parë. Goli i Pablo Fornals në minutën e 68-të i dha fitoren dhe tri pikë vendasve. Ndërkohë, Isco Alarcon është gati të bëhet lojtari i parë që do të garojë në Kupat e Evropës me pesë klube të ndryshme spanjolle; Valencia, Malaga, Real Madrid, Sevilla dhe Real Betis. Ai u pa në lot pas sfidës.
Në ‘Pamplona’, Osasuna vendase u mposht 1-2 nga Atletico Madridi. Ademola Lookman kaloi madrilenët në epërsi pas 15 minutave lojë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Alexander Sorloth shënoi golin e dytë për miqtë e Simeones. Enrique Barja shënoi golin e nderit për Osasunën në minutën e parë shtesë të ndeshjes.
Këtë të mërkurë luhen sfidat Espanyol – Athletic Bilbao, Villarreal – Sevilla, Alaves – Barcelona dhe Getafe – Mallorca. Kujtojmë se të dielën Barcelona siguroi trofeun e kampionit në La Liga.
La Liga, raundi 36-të:
E martë, 13 maj 2026
Celta Vigo 2-3 Levante
Betis 2-1 Elche
Osasuna 1-2 Atl. Madrid
Renditja: