Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vlerësuar 24 të diplomuarit e kursit “Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes”, të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë në kuadër të Programit të Ndihmës për Antiterrorin (ATA), një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të strukturave shqiptare të zbatimit të ligjit në parandalimin e kërcënimeve terroriste.
Në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme edhe Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë në ambasadën amerikane në Tiranë, Kathryn Hammond, e cila vlerësoi rëndësinë e këtij trajnimi në rritjen e aftësive profesionale të punonjësve të sigurisë.
Sipas saj, kursi përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së aftësisë së personelit të zbatimit të ligjit për të identifikuar në kohë kërcënime të mundshme, përmes vëzhgimit të anomalive në sjellje, duke ndihmuar kështu në parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste.
Që nga viti 2016, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) ka ofruar trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Dje, Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, përgëzoi 24 të diplomuarit e kursit më të fundit të ATA-s, “Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes”, i cili u zhvillua në Akademinë e Sigurisë. Kursi rrit aftësinë e personelit të zbatimit të ligjit dhe sigurisë për të identifikuar kërcënime të mundshme përmes vëzhgimit të anomalive në sjellje, duke ndihmuar në parandalimin e sulmeve terroriste.