4
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Paraditen e sotme, copa mermeri kanë rënë nga fasada e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës.
Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar pasi copat janë shkëputur në një moment që nuk ka pasur qytetarë në qarkullim.
Sipas informacioneve të para, por të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Rrethit.
Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji brenda pak ditësh, më 18 maj nga një godinë e amortizuar u shkëput një pjesë e suvasë, fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com