Kokalari, e cila u pengua të garojë për kryetare të PD-së, thotë se në kallëzimin e saj ka “shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale” të familjes Berisha. Gjithashtu, aktivistja bën me dije se ka depozituar denoncim të detajuar edhe pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.
Evi Kokalari kallëzon në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e kryedemokratit: Kanë marrë peng PD-në! Letër edhe Marco RubiosEvi Kokalari
Evi Kokalari ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Sali Berishën, fëmijët e kryedemokratit, Shkëlzenin dhe Argita Malltezin, deputeten Albana Vokshi dhe të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktivistja-shqiptaro amerikane përmes rrjeteve sociale, ku thotë se ka paditur familjen Berisha dhe besnikët e kryedemokratit për marrjen peng të Partisë Demokratike.
Kokalari, e cila u pengua të garojë për kryetare të PD-së, thotë se në kallëzimin e saj ka “shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale” të familjes Berisha.
Gjithashtu, aktivistja bën me dije se ka depozituar denoncim të detajuar edhe pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Sot në mëngjes kam bërë kallëzim penal në SPAK për marrjen peng të Partisë Demokratike nga familja Berisha dhe rrethi i tij, për arsye të qarta korrupsioni dhe për t’u përdorur si mburojë kundër vetë SPAK-ut.
Kallëzimi është kundër:
Sali Berishës
Shkëlzen Berishës
Argita Malltezit
Albana Vokshit
dhe disa të tjerë.
Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre.
Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t’ju nevojitem.
Si e tillë, deri më sot kam marrë këto hapa:
1 – Kallëzim penal në SPAK
2 – Padi civile me kërkesë për masë sigurimi, tashmë e pranuar nga Gjykata (kërkohet pezullimi i Kuvendit të 23 Majit)
3 – Denoncim të detajuar pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë
4 – Email-update për zyrtarë të lartë të EPP-së
Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare.