Albin Kurti njeriu që me maskën e opozitarit u frynte fort kritikave ndaj kundërshtarëve se me shtesa e ngritje pagash po dëshironin të mbanin pushtetin, ka bërë fiks të njëjtën gjë me të ardhur vetë në pushtet.
E ka bërë edhe më hapur dhe më afër ditës së zgjedhjeve.
Vetëm katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, qeveria e tij në detyrë kishte shpërndarë shtesat prej 100 eurosh për grupin e dytë të studentëve teksa javë më herët kishe shpërndarë shtesat për grupin e parë të studentët ose fiks më 6 nëntor, tre ditë para zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Vendimi i funddhjetorit që përfshinte rreth 400 mijë fëmijë dhe mbi 213 mijë pensionistë, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 61 milionë euro.
Me të njëjtën medje, Kurti ka vepruar edhe më 22 maj, dy javë para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në mbledhjen e qeverisë pakoja u tha se arrinte shumën e 200 milionë eurove, por Kurti nuk bëri të ditur nëse pakoja e miratuar sot kap po të njëjtën vlerë në atë që është quajtur si Pako për përballje me inflacionin 2.0.
Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.
Pra, për një periudhë prej më pak se gjashtë muaj, sipas llogaritjeve, Kurti për shtesa ka shpenzuar më shumë se 260 milionë euro.
Mirëpo që prej ardhjes në pushtet, Kurti ka shpërndarë para te qytetarët në forma të ndryshme përmes Programit për Ringjalljen Ekonomike. Për këtë vit, këtij progami iu ndanë 30 milionë euro nga buxheti shtetëror, thuhet në një shkrim të REL.
Megjithatë, raportet vjetore financiare tregojnë se, për shembull, vitin e kaluar u shpenzuan më shumë para për masat e këtij programi se që ishte planifikuar.
Kurti ka theksuar se praktika e ndarjes së shtesave për fundvit është e zakonshme dhe se nuk përbën asgjë të re për qeverisjen e tij.
Statistika nga REL.
Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 7,5%. Rritja e vazhdueshme e çmimeve po godet buxhetet familjare, teksa ekonomistët e Kurtit planifikojnë se inflacioni dhe ngritja e çmimit mund të luftohet me 100 euro shtesë.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), këta janë sektorët me rritjen më të lartë të çmimeve:
Ushqimi dhe pijet joalkoolike: Janë ndër shpenzimet më të rënduara, duke ndikuar direkt në shportën mujore.
Banesa, uji, energjia dhe lëndët djegëse: Këta artikuj shënojnë ngritje afër 2,9%.