• 2 – 2.5 kg mish qengji (shpatull ose kofshë)]
    5 – 6 thelpinj hudhre
    3 lugë vaj ulliri
    1 lugë gjelle gjalpë
    1 lugë çaji kripë
    1 lugë çaji piper i zi
    1 lugë çaji spec i kuq
    rozmarinë e freskët
    trumzë
    lëngu i 1 limoni
    200 ml verë e bardhë ose ujë
    1 kg patate
    2 qepë të mëdha

Si përgatitet

Mishi pastrohet dhe thahet lehtë me letër kuzhine. Me majën e thikës hapen disa prerje të vogla ku futen thelpinjtë e hudhrës dhe degëzat e rozmarinës.

Në një enë përzihen vaji i ullirit, gjalpi i shkrirë, kripa, piperi, speci i kuq dhe lëngu i limonit. Me këtë përzierje lyhet i gjithë mishi dhe lihet të pushojë të paktën 1 orë, ndërsa për shije më të fortë mund të qëndrojë në frigorifer edhe gjatë natës.

Në tepsi vendosen patatet e prera në copa të mëdha dhe qepët. Sipër vendoset mishi, shtohet vera e bardhë ose uji dhe mbulohet me letër alumini.

Piqet në 170°C për rreth 3 orë. Gjatë pjekjes, mishi ujitet herë pas here me lëngun e vet.

30 minutat e fundit hiqet letra e aluminit që qengji të marrë ngjyrë të artë dhe kore krokante.