6000 deri 8000 persona vijnë çdo vit në Tiranë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Vetëm pak vite më parë ky numër ishte 4000 mijë.
Vetëm pak vite më parë ky numër ishte 4.000. Ekonomistët konstatojnë se në 16 vitet e fundit financiare në Tiranë dhe Durrës është rritur me rreth 75%. Të dhënat kanë një studim ekonomik të publikuar këto ditë.
“Kemi Shqipërinë e parë e cila ka më shumë kredi, më shumë kapitale, më shumë kapacitete njerëzore, por edhe akses në kredi bankare. Po të fusim në Tiranë-Durrës, rreth 60% e kapitaleve dhe gjithë ato që kanë lidhje me pjesën tjetër janë të depozituara në këtë zonë.”- u shpreh ekonomisti Eduart Gjokutaj.
Ekonomistët konstatojnë se në 16 vitet e fundit, përqendrimi financiar në Tiranë dhe Durrës është rritur me rreth 75%. Të dhënat i ka nxjerrë një studim ekonomik i publikuar këto ditë.
Megjithëse çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 50-70% në 3-4 vitet e fundit, gjë që i ka bërë që pronarët të ndihen më të pasur dhe të konsumojnë më shumë në kryeqytetin që është bërë më tërheqës dhe më i pasur, periferia po theksohet si e tillë.
“Ky polarizim prodhon pastaj varfëri të tejska dhe politika që diktojnë edhe emigrimin jashtë vendit, elemente të tjera. Nga ana tjetër, duke ardhur në Tiranë krijohet një dyndje e tillë që nuk arrin dot të ketë efektivitet, krijon presion jo vetëm mbi territorin, por edhe mbi popullsinë.”-shtoi Eduart Gjokutaj
Skenarët e mundshëm nëse përjashtohet ai që vepron aktualisht, do të duhet të projektohen me vizione konkrete mbi një rrafsh të përgjithshëm reforme territoriale.
“Reforma nuk është thjesht një gjë e thjeshtë se mund të flasim për një qëllim financiar, por ka të bëjë me mua se si të transferohen politikat ekonomik. Përndryshe të gjitha ato çfarë janë shërbimet dhe ekonomia me vlerën e lartë do të ngelen në Tiranë dhe rrethet do të kenë atë lloj niveli që bëjnë të shtojnë presionin për transfertën sociale, bëni këtë element të informalitetit më të lartë dhe bëni këtë një rrugë më të madhe. Pastaj dhe jeta e krimit ekonomik dhe krimit të tjera dhe një Shqipëri që do të bëjë këtë përfundimisht dy pamje: pamje metropol dhe një pamje e varfërie.