Qyteti i Prizrenit në Kosovë po tërheq qindra vizitorë nga Shqipëria
Veç popullimit të qytetit historik ata krijojnë edhe një atmosferë të veçantë.
Vizitat në monumentet e njohura kulturore, ato historike, rrugicat e kalldrëmta por dhe të shijuarit e gatimeve tradicionale të Prizrenit përbëjnë itinerarin relaksues të pushuesve shqiptarë të fundjavave.
Shqiptarët e këtej kufirit vlerësojnë fort mikpritjen e vendasve dhe atmosferën që ofron qyteti. E veç atyre qe përballen për të parën herë me emocionet që shkakton Prizreni, të tjerët rikthehen gjithnjë duke i kthyer në vizitorët besnikë.
“Prizreni është një qytet unik në të gjitha trojet shqiptare. Ka histori, kulturë, gastronomi dhe një atmosferë që të bën të rikthehesh sërish,” u shprehën disa nga vizitorët nga Shqipëria.
Fluksi i lartë i vizitorëve edhe gjatë kësaj fundjave konfirmon se Prizreni vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët nga të gjitha trevat. Prizreni, me të drejtë, konsiderohet urë lidhëse mes historisë, kulturës dhe turizmit mbarëshqiptar.